E Diel, 1 Nëntor 2026

Barroso anulon vizitën në Tiranë, Haxhinasto: S'kemi konfirmim

TIRANE- Presidenti i KE-së Hose Manuel Barroso anuloi vizitën e parashikuar për tu zhvilluar nesër në Tiranë, Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i pyetur nga gazetarët në lidhje me vizitën e zyrtarit të lartë europian ka thënë se “nuk kemi asnjë konfirmim. Vizita do të ndodhë në një kohë të përshtatshme kur politika te merret me integrimin”.

Deklarata e ministrit të jashtëm njëkohësisht zv kryeministër i Shqipërisë është bërë pas takimit që ky i fundit zhvilloi me delegacionin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE-ODIRH të cilët monitoruan gjithë procesin zgjedhor të 8 majit. Delegacioni kryesohej nga drejtori. Takimi zhvillohet në përfundim të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Grupi i parë i vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR-it u vendosën në Shqipëri në datën 27 mars të 2011, ndërsa grupi i vëzhguesve afatshkurtër mbërritën më 8 maj dhe vëzhguan dhe procesin e numërimit. Ndërkohë që sot presidenti i BE-së pritet të shkojë në Beograd. Dhe në turin në Ballkanik ishte parashikuar dhe vizita në Kosovë e në Tiranë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Barroso anulon vizitën në Tiranë, Haxhinasto: S'kemi konfirmim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›