Provimi i parë i Maturës Shtetërore më 1 qeshor

Ky test do të përmbajë 25 pyetje të shkëputura nga programet mësimore.
"Në 2 orë e gjysmë do të kenë 25 pyetje për provimet e detyruara, që janë përkatësisht gjuhë dhe letërsi shqipe dhe matematika dhe do të kenë nga 20 pyetje për provimet me zgjedhje, që janë dy, dhe do jenë 40 pyetje për 4 orë. Është parashikuar të ketë të njëjtën skemë me vitin e kaluar. 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim", tha Ndriçim Mehmeti, specialist në MASH.
Por ndryshe nga herët e tjera, sipas Mehmetit, maturantët nuk do të kenë mundësi të ankimojnë provimet e tyre, pasi një test do të kalojë në tre grupe vlerësuesish. Risi këtë maturë është se nxënësit e shkollave private do të testohen në ambientet e shkollave publike, me qëllim që ata të jenë në kushte të barabarta. Për realizimin e fondit të pyetjeve për Gjuhë dhe Letërsinë, hartuesit e tezës do të ngujohen në Agjencinë e Vlerësimit dhe Arritjeve të nxënësve (AVA). /Start/
2011-05-19 08:31