Policia shqiptare në misione jashtë vendit

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, vendim i cili merret në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, Kartën e Kombeve të Bashkuara, parimet e Organizatës së Atlantikut të Veriut, dokumentet e sigurisë së BE-së dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga Kuvendi.
Sipas këtij vendimi, punonjësit e policisë do të bashkëpunojnë edhe në operacione policore ndërkombëtare, ndërsa dërgimi i tyre jashtë vendit bëhet vetëm në rastet kur, paraprakisht, është arritur një marrëveshje ndërkombëtare për statusin e tyre në vendin ku do të ushtrojnë misionin.
Vendimi për pjesëmarrjen e punonjësve të Policisë së Shtetit në misionet paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit merret me vendim të Këshillit të Ministrave deri në 100 punonjës policie dhe me ligj nga Kuvendi mbi 100 punonjës policie.
"Misioni, kohëzgjatja, vendi i kryerjes së misionit, detyrat, efektet financiare dhe niveli i pjesëmarrjes së Policisë së Shtetit në operacionet paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave ose me ligj", sqarohet në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave. /Start/
2011-05-18 17:21