E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso anulon vizitën në Tiranë

 Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, deklaroi sot se nuk kishte konfirmim për vizitën e Barrosos në Tiranë.

“Kjo ka të bëjë me zgjedhjet që bën vetë Barroso dhe KE. E rëndësishme është që vizita t’i shërbejë integrimit evropian dhe koha e përshtatshme do të jetë atëherë kur energjitë politike të Shqipërisë të jenë të angazhuara për këtë integrim”, nënvizoi shefi i diplomacisë shqiptare. Jo zyrtarisht thuhet se vizita është anuluar për shkak të gjendjes politike në Shqipëri.

Vizita e Barroso bëhej në kuadër të një turi ballkanik, ku do të ndalej në Beograd dhe në Prishtinë, i shoqëruar edhe nga komisionieri për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe drejtori për Ballkanin, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Ashton për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-19 10:41
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›