Një polic plagoset tek KQZ, Policia: Larg dhunës!

Me anë të një komunikimi, zëdhënësja Alma Katragjini, u shpreh se policia e kryeqytetit ka marrë masa për ruajtjen e objektit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe sigurimin e rendit e të qetësisë.
“Policia e Tiranës, fton pjesëmarrësit në tubim, të distancohen nga aktet e dhunës dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planizuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, theksoi ajo.
Katragjini foli edhe për protestën e sotme para KQZ-së, duke nënvizuar se disa persona janë lënduar dhe një polic ka përfunduar në Spitalin Ushtarak Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Gjithashtu, ajo sqaroi sot rreth orës 11.00’ të ditës së sotme, në segmentin rrugor Rrogozhinë – Kavajë, në afërsi të Urës së Drazhit, janë grumbulluar në një tubim rreth 200 persona, të cilët kanë bllokuar këtë segment rrugor. Aktualisht shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë po marrin masat për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike, ku deri më tani nuk është shënuar asnjë incident. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-19 13:30