Rama: Ndërkombëtarët të mbrojnë Shqipërinë

Ai hodhi akuza në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se po ndryshon rezultatin e votimeve në Tiranë. “Komisioni Qendror i Vjedhjes po vazhdon të konsumojë një krim me pasoja të mëdha kundra demokracisë. Opozita dhe Partia Socialiste si zemra e saj nuk do të pushojë së kërkuari rrugëdaljen nga ky qorrsokak”, vijoi ai.
“Ne i kemi fituar zgjedhjet në Tiranë, e panë miliona sy dhe i dëgjuan miliona veshë. Përmbysja e rezultatit në KQV, nuk mund të kthehet në një fakt të kryer pa asgjësuar më parë opozitën shqiptare. Saliu duhet ta di mirë se për të qëndruar në atë vend nuk mund të kalojë mbi Kushtetutën”, shtoi Rama.
Më tej, ai i bëri apel Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së që të mos e lënë Shqipërinë vetëm në këtë ëndërr dramatike. Sipas Ramës, asnjëherë në një konflikt midis forcave politike në Shqipëri nuk ka qenë më i qartë se sot se kush ka qenë dhunuesi dhe i dhunuari.
“Apeli ynë i drejtohet presidentit të Republikës që të veprojë në mbrojtje të unitetit kombëtar dhe mbrojtjes së institucioneve”, vijoi Rama, duke shtuar se “opozita do të kërkojë hetim penal ndaj katër anëtarëve të Komisionit”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-19 13:34