E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso e Fyle sotnë Prishtinë takojnëJahjagën e Thacin

PRISHTINE- Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle qëndrojnë sot në Kosovë, në kuadër të turneut të tyre në Ballkanin Perëndimor.Të dy komisionerët do të takohen me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Kreu i Komisionit Evropian pritet të vërë gurin themeltar për ndërtimin e Kuvendit Komunal të Graçanicës, për nevoja të administratës dhe këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet lokale në Kosovë.Një ditë më parë Barroso vizitoi Serbinë ku u takua me kryeministrin serb Mirko Cvetkovic. “Komisioni Europian i mirëpret të gjitha ato që ka bërë Serbia në rrugën drejt integrimeve evropiane, por mbesin ende gjëra për t’u bërë, për t’iu afruar anëtarësimit në BE” është shprehur dje Barroso për Serbinë.

Si prioritete kryesore të Qeverisë së Serbisë, Barroso përmendi reformat gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, bashkëpunimin me Hagën dhe reformat ekonomike.

Barroso dhe Fyle anuluan vizitën e paralajmëruar në Shqipëri, për shkak tensioneve politike, të cilat po e përcjellin Tiranën që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, më 8 maj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›