E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvendosje publikon dokumente të reja për Bechtel-Enka

Prishtinë, 19 maj 2011 -

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar tri dokumente të reja në lidhje me kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel-Enka.

Sot e kemi publikuar kontratën mes Qeverisë dhe Bechtel-Enkas, e cila mban nënshkrimin e zyrtarëve të Qeverisë dhe vulat e kompanisë Bechtel-Enka, tha Shpend Ahmeti, në konferencën për gazetarë.

Vetëvendosje nuk ka vërejtur asnjë dallim mes kopjes që e kemi publikuar ditë më parë dhe asaj që kemi publikuar sot. Sot përfundimisht jemi siguruar se kontrata që e kemi publikuar është origjinale dhe jemi edhe më të shqetësuar rreth disfavoreve që përmban kjo kontratë, tha Ahmeti, citon radio RFE.

Ai bëri të ditur se kanë publikuar edhe dokumentet e kompanisë këshilluese Eversheds, e cila me “para të taksapaguesve është paguar mbi 1 milion euro si kompani konsulente e Qeverisë”.

Ahemti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do ta ngrejë në Kuvendin e Kosovës çështjen në fjalë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›