Prishtinë, fillontakimi ParlamentiEvropian – Kosovë
PRISHTINË- Sot pasdite ka filluar në Prishtinë takimi i 4-t ndërparlamentar, Parlamenti Evropian – Kosova.
Takimin e ka hapur Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndersa e kanë përshëndetur kryetari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, Fernando Gentilini, Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Khaldoun Sino, ushtrues detyre i udhëheqësit të Zyrës Ndërlidhëse të KE dhe ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.
Burime zyrtare nga Kuvendi bëjnë të ditur se u bisedua për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian, për perspektivën e evropiane të vendit dhe për përmbushjen e sfidave nga Raporti i Progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.
Sesioni i dytë i takimit ndërparlamentar vazhdon nesër në orën 09:00 në temën: Perspektiva ekonomike dhe sociale në kohën e krizës.Në fund të takimit pritet të miratohet një deklaratë e përbashkët, kurse kryesuesit e delegacioneve, Krasniqi dhe Kukan do të kenë konferencë shtypi.
(m.a/ata/BalkanWeb)