E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso kërkon krijimin e unionit bankar

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka kërkuar progres të shpejtë në krijimin e unionit bankar të BE-së, që konsiderohet i rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të Brukselit.

Barroso ka deklaruar se Unioni i 28 shteteve duhet patjetër ta kompletojë projektin që të sigurohet se taksapaguesit nuk do jenë të parët që do të paguajnë kur bankat dështojnë.

Në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin Evropian në Strasburg, Barroso ka thënë se Evropa është vlerësuar për reformën e saj dhe shpreson që ta tejkalojë krizën e saj të borxheve vitin e ardhshëm.

Parlamenti pritet që të enjten të votojë në legjislacionin i cili do e krijojë të parin nga tre shtyllat e unionit bankar, një trup i centralizuar që do i kontrollojë bankat e mëdha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›