E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme me bomba në Egjipt

Raportohet se katër persona janë vrarë gjatë një sulmi me veturë bombë në gadishullin Sinai të Egjiptit.

Televizioni shtetëror raporton se sulmi i të mërkurës ka pasur si shënjestër ndërtesën e shërbimit të inteligjencës në Rafah në kufi me Rripin e Gazës.

Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi.

Raportohet se një shpërthim tjetër ka goditur një pikë kontrolli të ushtrisë në afërsi të vendit ku ka ndodhur sulmi i parë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›