Barroso në PE: Britania nuk zgjodhi BE-në

Jose Manuel Barroso
Kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso deklaroi sot se Britania kërkoi trajtim të veçant, i cili do të rrezikonte tregun e përbashkët. Gjatë referencës në Parlamentin Evropian Barroso theksoi se këmbëngulja e Britanisë në Veto e kishte bërë kompromisin të pamundur.
Ndërkohë që Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy theksoi se brenda muajit mars të vitit 2012 shpresonte që të shikonte të firmosur traktatin e ri nga të gjithë vendet anëtare të BE-së.
Gjatë fjalës së tij në PE Barroso vuri në dukje se Britani në këmbim të votës për ndryshimin e traktatit të Lisbonës kërkoi një portofol të veçantë financiarë, gjë kjo që sipas Barrosos do të vinte në rrezik vendet e tjera.
Javën e kaluar disa nga krerët e një pjese të madhe të vendeve të Evropës treguan se janë të gatshëm të rrezikojnë për një kontinent të bashkuar. Ata votuan për një treg fiskal të bashkuar, deklaroi Barroso.