E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klima, Kanadaja del nga Protokolli i Kiotos

 Ndryshimet klimatike që i kanë bërë shumë vende ti kthejnë sytë nga protokolli i Kiotos, duket se nuk e kanë bindur dhe aq Kanadanë.

Protokolli i Kiotos për ndryshimet klimatike nuk funksionon. Siç e kemi thënë edhe më përpara, për ne, ky protokoll është e shkuara, është shprehur ministri kanadez i Ambientit, Peter Kent.

Ai nuk ka saktësuar se kur Kanadaja do të largohet zyrtarisht, duke u bërë i pari vend që del nga Protokolli i Kiotos.

Kanadaja rrezikonte të paguante një çmim të lartë nëse nuk do të tërhiqej nga Protokolli, është shprehur Kent pas kthimit nga Durbani, në Afrikën e Jugut, ku u zhvillua konferenca e 17 botërore mbi klimën.

Vendimi i Kanadasë është kritikuar edhe nga Kina, vendi që prodhon ndotjen më të madhe në botë, por që në konferencën e sivjetshme njoftoi për një kthesë në të mirë të ambientit. Zgjedhja e Kanadasë është e papëlqyeshme dhe nuk shkon  paralel me tendencën e komunitetit ndërkombëtar, u shprehën përfaqësuesit kinezë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›