E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Belgjikë, 2 të vdekur, shumë të plagosur

LIEZH- Dy persona humben jeten dhe shume te tjere raportohen te plagosur pas nje shperthimi qe ndodhi ne Liezh te Belgjikes.

Mediat e huaja, duke raportuar lajmin bejne me dije se sulmi ka ndodhur prane nje stacioni autobusi dhe eshte shkaktuar nga shperthimi i nje granate dore.

Fillimisht u raportua per 12 te plagosur, me pas disa media te huaja dolen me shifren 25, por gjithe mbetet bilanci paraprak, pasi gjithcka pritet te qartesohet me vone.

Sipas deshmitareve ne vendin e ngjarjes, nje person, i dyshuari si atentator eshte pare te hedhe nje granate dore, prane stacionit ne sheshin qendror të qytetit rreth mesditës.

Ne vend ka gjurme te kasaphanes, gjak i perhapur neper kalldrem dhe njerez qe ulerijne te perfshire nga paniku.

Burime ende te pakonfirmuara thone se mes viktimave mund te jete edhe vete atentatori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›