E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso paralajmeron per percarjen e BE- Rehn sheh rrezik recesioni

Komisari i Monedhes i BE Olli Rehn personalisht kishte dicka per te festuar. Ate e zgjodhen zevendespresident te Komisionit te BE sepse sektori i tij konsiderohet me rendesi absolute kyce per zgjidhjen e krizes se euros. Por ne prezantimin e prognozes se vjeshtes ne Bruksel ai erdhi sikur po shkonte ne varrim. Kostumit te zi qe kish veshur i pershtatej humori i hidhur

Ju lutem mos e vrisni ate qe sjell lajmin e keq Une e pres me gezim diten kur mund te sjelle serish lajme te mira por per momentin parashikimet per ekonomine evropiane per fat te keq jane te erreta. Shlodhja ekonomike ne BE eshte ndalur ne vend dhe ekziston rreziku i nje recesioni te ri po te mos veprojme me vendosmeri.

Italia duhet te stabilizoje financat

Rehni paralajmeroi nje sere shtetesh te cilat nuk po i stabilizojne shpejt sa duhet buxhetet. Nese ato nuk do ta bejne kete ai do te propozoje sanksione. Kjo ne nje kohe kur me keto fjale ai nuk mban parasysh dy femijet problematike Greqi dhe Itali borxhet e te cilave kane kapur shifra astronomike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Olli Rehn jep lajme te keqijaPor ne dallim nga Greqia Italia perpiqet te ndihmoje vetveten. Por fillimisht duhet te sqarohen rrethanat politike pas lajmit se do te jape doreheqjen kryeministri Silvio Berluskoni. Me e rendesishmja per Italine eshte rivendosja e stabilitetit politik dhe e aftesise per vendimmarrje per te ecur paralelisht me kete sa me shpejt qe te jete e mundur dhe me vendosmeri per arritjen e synimeve te politikes financiare dhe per te nxitur reforma strukturore qe mbeshtesin rritjen ekonomike.

Interesat shume te larta per huate dhjetevjecare shteterore italiane prej rreth shtate perqind Rehni nuk i konsideron ende problematike sepse suplemente te tilla rreziku duhet te paguhen vetem per huate e reja. Por megjithate qe ne vazhdim te vitit te ardhshem ai druhet se do te kemi te bejme me perqindje te padurueshme. Prandaj duhet te veprohet me shpejtesi.

Barroso kerkon veprime evropiane dhe jo kombetare

Nderkohe ne Gjermani po shtohen nderkohe dyshimet per menyren se si eshte menaxhuar deri tani kriza. Nga njera ane nje numer gjithnje e me i madh ekspertesh te ekonomise dhe politikanesh e quajne te mundur qe shtete josolide te largohen nga bashkimi monetar. Qeveria gjermane zyrtarisht i hedh poshte keto plane. Ajo e kerkon shpertimin ne nje integrim dhe disipline me te madhe te vendeve te euros edhe nese kjo kerkon ndryshime te marreveshjeve evropiane. Ne kete kuader Fjalimi per Evropen i Berlinit i Presidentit te Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso te merkuren ne mbremje 9.11. ka nje rendesi te vecante. Nje gje eshte e qarte Barroso eshte pro hapave te tjere integrues.

Bildunterschrift Merkel dhe Sarkozy duet i pandare ne BE

Shpejtesia e BE dhe aq me teper ajo e Eurozones nuk mund te jete shpejtesia e anetarit te saj me te ngadalshem dhe me te lekundur. Vertet qe ekzistojne siguri - dhe ato duhet te ekzistojne - per ata qe nuk duan te marrin pjese. Por eshte nje gje mosmarrrja pjese dhe eshte dicka krejt tjeter pengimi i te tjereve per te ecur perpara.

Por Barroso eshte President i Komisionit te te gjithe BE dhe kohet e fundit ai degjon shpesh qe BE kercenohet nga percarja. Marreveshjet nuk e perkufizojne eurozonen si dicka e cila dallohet nga Bashkimi Evropian. Marreveshjet e percaktojne eurozonen si thelbin e BE. Berja pjese ne eurozone ose synimi i saj duhet te paraqese gjendjen normale ne Evrope. Mosberja pjese ne te eshte perjashtimi nga rregulli.

Gjermania dhe Franca marrin vendimet me shume se bashku

E qarte edhe per te eshte qe asnje vend as Greqia nuk mund te perjashtohet nga Eurozona. Por Barroso sheh edhe nje rrezik tjeter qe disa shtete si Gjermania dhe Franca te marrin frenat ne dore ne Evrope ne vend qe te mbeshteten tek institucionet. Kjo rruge eshte e gabuar beson Barroso.

Megjithate besimi te metoda komunitare duket se eshte ne shuarje. Ne veshtiresite e shkaktuara nga kriza aktualisht verehet nje tendence e forte per veprime nacionale kjo mund te thuhet pikerisht edhe per Gjermanine.

Autor Christoph Hasselbach/ Auron Dodi

Redaktoi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›