E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta nuk përkrah sulmin ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, deklaroi të enjten se sulmi ushtarak ndaj Iranit do të mund të kishte pasoja të padëshirueshme, dhe se ai do të bllokonte programin bërthamor iranian vetëm për tre vjet.

"Duhet të jemi të kujdesshëm lidhur me këtë punë, për shkak të pasojave të padëshirueshme”, theksoi Panetta në Washington, derisa po komentonte mundësinë e intervenimit ushtarak në Iran. Sipas tij, aksioni ushtarak ndoshta do të parandalonte Iranin “që të arrijë atë që synon”, por pasojat do të mund të ndjeheshin në gjithë rajonin, përfshirë këtu edhe rrezikimin e forcave amerikane të stacionuara në atë pjesë të botës.

Panetta nënvizoi se përkrah ashpërsimin e sanksioneve ndaj Iranit, por edhe presionin diplomatik, në mënyrë që Teherani të “ndryshojë sjelljet”.

Megjithëse, kur u pyet se çfarë mund të ndodhë nëse sanksionet nuk tregohen të suksesshme, sekretari amerikan i Mbrojtjes u shpreh se shpreson që kjo gjë të mos ndodhë.

Iran vazhdon të insistojë se programi i tij bërthamor ka për qëllim vetëm prodhimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›