E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi Kriminaliteti ne rritje

Kater here e kane vjedhur kinkalerine e saj ne kryqezimin e rrugeve Mavromihali dhe Laskareos ne qender te Athines. Kesaj radhe ishte shume e veshtire. Ishim brenda bashke me tim shoq na goditen hyne me pistoleta. Nje pervoje e hidhur i thote DW Dhora Zarkadhulla . I shoh kudo para syve te mi. Me duket sikur do te vijne prape te me godasin thote per tmerrin qe jetoi por edhe per koston 1.500 euro kur duhet te paguaje elektrikun qirane TVSH-ne dhe haracet.

Kronika e zeze eshte e ngjeshur perdite me vjedhjet e dhunshme shume here edhe te pergjakshme te dyqaneve kioskave pikave te karburanteve por edhe bankave. Ne shenjester edhe banesat me viktima shpesh te moshuarit. Hyne disa persona ne shtepi pa i kuptuar dhe u zgjova me nje pistolete ne koke. Moren gjithcka qe gjeten thote i moshuari Ksenofondas Bubulis qe e konsideron veten me fat qe nuk i kushtoi jeten.

Kronike e zeze e perditshme me te gjitha llojet e krimit

Vetem naten diten e hene dhe ne te gdhire te se martes u bene gjashte vjedhje thote buletini i policise me kater qytetare te plagosur neper pika te ndryshme te Athines. Ne keto momente krimi po shperthen i thote Deutsche Welles Jorgos Filipaqis reporteri i mirenjohur grek i kronikes se zeze per me se 35 vjet. Perdite kemi me dhjetera vjedhje me arme mijera hapje banesash dhe grabitjesh shume mashtrime dhe shantazhe grupe tutoresh qe u sheshin mbrojtje lokaleve te argetimit te nates por edhe bizneseve si kioskat falsifikime rrjete shfrytezimi te te huajve. Nuk ka kundravajtje te kodit penal qe te mos ndodhe sot ne Greqi thote Jorgos Filipaqis duke shprehur keqardhjen e tij qe per shkak te gjendjes tragjike ekonomike rrugen e kundravajtjes e marrin edhe pjesetare te efektivave policore sic ndodhi javen e fundit me nje kryerojtar te Sherbimit Antiterror qe u arrestua tek kryente vjedhje. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetat shkruajne perdite per krimet e ndodhura

Rritja e kurbes i ka rrenjet ne kolapsin ekonomik

Problemi po behet shqetesim social. Pak para formimit te qeverise se bashkepunimit kreu i konservatoreve Andonis Samaras me pyetje ne parlament kerkonte marrjen e masave per luftimin e fenomenit. I cili nuk mund te behet sigurisht vetem me masa represive por duhen ne radhe te pare masa preventive. Ne kete konkluzion arrin edhe nje studim i Universitetit Pandio te Athines per ecurine e kriminalitetit ne Greqi duke theksuar se rruga e dyte qe eshte edhe rruga me e bute eshte ajo qe preferohet perderisa eshte ne pajtim me parimet e nje shoqerie te lire dhe demokratike. Kjo ne radhe te pare kerkon evidentimin e shkaqeve te rritjes se kurbes se krimit qe jo rastesisht perkon me thellimin e krizes dhe shtimin e ankthit per mbjetese.

Behet fjale per nje kriminalitet dhe kriminalistike te kohes se krizes qe nuk eshte e njejte me ate te kohes se mireqenies i thote DW profesori i kriminalistikes ne Universitetin Pandio te Athines Andonis Manganas. Nder shkaqet me te thella te fluksit te krimit profesori grek nenvizon dhe fenomenin e shkeljes se ligjit nga vete shteti qe sipas tij eshte edhe kundervajtesi me i madh. Shohim qe vete shteti prek te drejta esenciale qe jane te sanksionuara jo vetem nga Kushtetuta greke por edhe nga Konventa Evropiane e te Drejtave te Njeriut. Per rrjedhoje qytetaret qe kane arritur ne kete pike dhe duke pare se del ne siperfaqe instikti baze i mbijeteses kur jane vene me shpatulla ne mur shume me lehte kryejne krime si mashtrime apo vjedhje. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Andonis Manganas profesor i kriminalistikes ne Universitetin Pandio te Athines

E pashmangshme rritja e krimit nga imigrantet qe jane ne nje pozite 100 here me te keqe se greket

Manganas e konsideron te pashmangshem kontributin e madh te imigranteve ne rritjen e kurbes se krimit. Ne qofte se i shtojme fenomenit dhe numrin e madh dhe te pakontrollueshem te imigranteve klandestine te cilet jane ne nje pozite 100 here me te keqe se greket pra eshte ceshtje mbijetese ska si te mos shtohet numri i krimeve kryesisht i vjedhjeve neper supermarkete stacione te metrose apo neper banesa. Studimi thote se ne total te krimeve 57.15 kryhen nga imigrantet por kjo sipas profesorit grek ka shpjegimin e vet dhe kurrsesi nuk justifikon asnje qendrim racist dhe ksenofob. Keta njerez jane vecanerisht te dobishem per Greqine. Fakti qe i shfrytezojme dhe i shtrydhim si limon duhet te bejne mea culpa per kete thekson profesori grek dhe pyet Duam skllever qe te na binden verberisht apo bashkepunetore dhe ndihmes me te drejta.

Nje politike efikase per imigracionin do te ulte patjeter vetem nje pjese te krimit qe eshte shtrire ne te gjithe shoqerine greke qe perballet nderkohe me makthin e mbijeteses dhe. Problemi me i madh eshte se qytetari grek ka filluar te mos kete buke nuk mund te jetoje nuk ka pune nuk ka pensionin e duhur bizneset po shkaterrohen. Per te kalon ne plan te dyte akoma edhe krimi qe eshte i madh dhe ne radhet e te huajve kryesisht afrikano-aziatike sic thekson Jorgos Filipaqis. Luftimi i krimit kerkon nje politike teresore preventive qe presupozon ne radhe te pare zgjidhjet per kapercimin e kolapsit te krizes.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›