Barroso shton trysninë ndaj Hungarisë

Në kuadër të mosmarrëveshjeje rreth disa ligjeve hungareze, Komisioni i BE-së ka shtuar trysninë ndaj qeverisë në Budapest.
Gjatë një vizite në Bruksel, kryeministri hungarez Viktor Orban u përball me akuza të qarta.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, foli për shqetësimet politike që duhet të mënjanojë Hungaria, në mënyrë që të rifitojë besimin e qytetarëve dhe të tregjeve.
BE-ja konsideron se në veçanti në rrezik është pavarësia e Bankës Qendrore hungareze.