E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kërkon përmbajtje nga Turqia

Ministria e Jashtme franceze i bëri thirrje Turqisë të mos e teprojë me reagimin e vet, duke shtuar se Franca e konsideron Turqinë “një aleate shumë të rëndësishme”.

Ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, theksoi lidhjet e fuqishme politike dhe ekonomike mes të dy vendeve dhe shprehu shpresën për kthim në marrëdhëniet konstruktive.

Turqia kritikoi një projektligj të miratuar nga senati francez, duke e quajtur atë “diskriminues dhe racist”.

Projektligji cilëson si krim të mohosh se vrasjet masive të armenëve nga turqit thuajse 100 vjet më parë ishin gjenocid. Kryeministri turk, Rejjep Tayib Erdogan, e hodhi poshtë ligjin si të pavlefshëm dhe u zotua se Turqia do të ndërmarrë sanksione të paspecifikuara kundër aleates së saj në NATO, Francës.

Ai tha se sanksionet do të zbatohen hap pas hapi.

Tregtia mes Turqisë dhe Francës kapi vlerën e vlerë e 12 miliardë eurove gjatë vitit 2010, ndërsa bëhet e ditur se qindra biznese franceze operojnë në Turqi.

Armenët thonë se 1.5 milion e paraardhësve të tyre u vranë në vitet 1915 dhe 1916 nga forcat e ish-Perandorisë Osmane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›