Barroso uron qeverinë e re dhe kryeministrin
Krerët më të lartë të institucioneve europiane kanë uruar kryeministrin Berisha për riemërimin e tij në krye të kabinetit të ri qeveritar. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barrozo, i rizgjedhur edhe ai të mërkurën në këtë detyrë, në një mesazh dërguar kreut të qeverisë shqiptare, thotë se në emër të tij dhe të ekzekutivit europian, shpreh kënaqësinë në rizgjedhjen e kryeministrit dhe miratimin nga parlamenti. Tani që ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe vendi juaj ka aplikuar për anëtarësim në BE, Komisioni Europian beson se qeveria juaj do të tregoj vendosmëri në përmbushjen e sfidave drejt integrimit europian, veçanërisht në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.
Komisioni Europian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces. Komisioni Europian mbetet i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të vendit tuaj në këtë proces.
Zoti Barrozo thekson gjithashtu se Shqiperia ka dëshmuar vullnetin e saj në nxitjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh besimin se vendi ynë do të luajë një rol konstruktiv në rajon.