E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania mbështet anëtarësimin e Shipërisë në BE

Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të një lajmi në disa media, se Gjermania ka bllokuar shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, në mbledhjen e fundit të Ministrave të Jashtëm.
Përmes një deklarate, Ambasadori gjerman, Bernd Borhard, sqaron se pranimi i Shqipërisë në BE është një çështje e rëndësishme strategjike për të dyja vendet dhe se Gjermania mbështet energjikisht integrimin e vendit tone. Përsa i përket çështjes se shqyrtimit të kërkesës, diplomati gjerman thotë se Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të BE–së janë shprehur se kjo duhet të ndodhë pas përmbylljes së zgjedhjeve dhe paraqitjes së një vlerësimi nga OSBE/ODIHR.
Zoti Borhard sqaron se vlerësimi mbi zgjedhjet u publikua nga ODIHR-i në mbrëmjen e 14 shtatorit, ndërkohë që mbledhja e Këshillit të Ministrave të jashtëm ishte duke i zhvilluar punimet, çka nënkupton se kërkesa e Shqipërisë nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës.
Ambasadori gjerman thotë se vendi i tij së bashku me partnerët e BE –së do të diskutojë mbi raportin e ODIHR-it dhe më pas do të merret një vendim lidhur me kërkesën për anëtarësim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›