E Diel, 1 Nëntor 2026

PS/ Grupi i mendimit ndryshe: Të ndërpritet bojkoti

Pesë deputetë të "Lëvizjes për mendim ndryshe" në Partinë Socialiste i kanë kërkuar grupit parlamentar të PS-së të ndërpresë bojkotin e Kuvendit. Po ashtu, deputetët Ben Blushi, Kastriot Islami, Marko Bello, Andis Harasani dhe Arben Malaj kanë kërkuar që grupi i socialistëve të lexojnë me realizëm vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas Blushit, vendimi për bojkotin e PS-së në parlament është vendim personal i Ramës. "Bojkoti cënon rëndë PS-në dhe po imponohet nga zgjedhjet brenda partisë. Bojkoti, është vendim personal i Ramës", tha Blushi. Ndërkohë që deputeti Arben Malaj tha se qëndrimi i Partisë Socialiste nuk është spontan, por i sforcuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›