E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet qeveria e Re, zhvillohet mbledhja e parë

Qeveria “Berisha dy” është betuar tek Presidenti i Republikës Bamir Topi. Një ceremoni ku krahas kryeministrit dhe 15 anëtarëve të kabinetit tij, merrnin pjesë politikanë e përfaqësues të lartë të institucioneve kushtetuese në vend.
Sikundër e kërkon protokolli, Presidenti Topi u dorëzon të gjithë anëtarëve të qeverisë dekretet e emërimit të tyre.
Kryemsinitrit Sali Berisha ka marrë i pari dekretin, pasi u betua mbi formulën e posaçme që parashikon Kushtetuta për këtë moment, që në thelb nënkupton respetim të ligjit dhe vetë Kushtetutës.
Kështu në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha,
Ilir Meta, emërohet në detyrën e zv/kryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Genc Pollo, ministër Shteti për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin.
Majlinda Bregu, ministre e Integrimit,
Lulzim Basha, ministër i Brendshëm.
Arben Imami, ministër i Mbrojtjes
Ridvan Bode, ministër i Financave
Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë.
Sokol Olldashi, ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.
Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Petrit Vasili, ministër i Shëndetësisë.
Spiro Ksera, ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Genc Ruli, ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Ferdinand Xhaferri, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Fatmir Mediu, ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujerave.
Menjëherë pas betimit të qeverisë së votuar në Kuvend me 74 vota, kryeministri ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit të tij të ri. Një mbledhje që për herë të parë gjithashtu u zhvillua me e-kabinet, që nënkupton futjen e teknologjisë dixhitale në fuksionimin e qeverisë. Kryemsinitri e cilesoi të rëndësishëm këtë moment për shkak të transparencës që garanton në Kushtetutë kur programi qeverisës është dhe më abicioz.
Një ditë më parë qeveria e re u votua pa praninë e opozitës. Kryeministri shfrytëzoi rastin t’i drejtojë Partisë Socialiste thirrjen për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Këtu Berisha ripërsëriti qendrimin se do të marrë në konsideratë çdo kërkesë ligjore të opozitës.
Qeveria e re do të ketë një dimension të ri në marrëdhëiet me publikun, më intensiv. Jo më kot kryeminsitri u sugjeroi ministrave një praktikë të ndjekur prej tij gjatë mandatit të parë qeverisës.
Këtu kryeministri i shtoi dhe nevojën për mbledhje të hapura të qeverisë, por duke kaluar më parë për këtë, pengesën kushtetuese. Takimin e parë, me një përbërje të re, kryeministri e përfundoi duke njoftuar se ministrja Bregu do të mbajë edhe gjatë këtij mandati, detyrën e zëdhënëses së qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›