E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrot- Berishës: Mbështetje për heqjen e vizave

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe Komisioneri për Sigurinë dhe Drejtësinë, Zhak Barrot ka deklaruar mbështetjen për heqjen e vizave për Shqipërinë. Barrot zhvilloi sot një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Në këtë bisedë, Kryeministri Berisha njohu Zëvendëspresidentin Barrot me arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kërkesave të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për shqiptarët.
"Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Barrot, vlerësoi lart arritjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve për heqjen e vizave", citohet Barrot nga burime zyrtare të qeverisë shqiptare.

Barrot, garantoi Kryeministrin Sali Berisha, për mbështetjen e tij të plotë për heqjen sa më shpejt të vizave për shqiptarët.

Kryeministri Berisha, falenderoi me mirënjohje zv/Presidentin Barrot, për mbështetjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›