E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/ Pranga 4 të rinjve, iu gjet heroinë

Policia e Elbasanit ka sekuestruar gjysmë kilogrami lëndë narkotike, heroinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 korrierë.

Droga u kap në një mjet me targa të Vlorës, VL 50 70 C, ndërsa të ndaluarit janë nga Fieri, Tirana dhe Elbasani.
Tre nga të ndaluarit janë minorenë.

Në prangat e policisë kanë përfunduar B. D, nga Derrmenasi i Fierit, A.P, nga Fieri, dhe E. D, e seksit femër nga Tirana.

Ndërkohë, efektivët e policisë së Elbasanit vijojnë punën për zbardhjen e destinacionit përfundimtar të lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›