Barrot: Heqja e vizave për Shqipërinë gjatë 2010-ës

Parlamenti Europian ka zhvilluar në Strasburg një seancë, ku ndër të tjera po diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Në debatin e lirë, komisioneri Jacque Barrot ka deklaruar se gjatë vitit 2010 Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina do të përfitojnë liberalizimin e vizave. Burime nga Parlamenti Europian konfirmojnë se ka patur debate në lidhje faktin që po lihen pas dore Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina në këtë drejtim.
Komisionari Evropian për Drejtësi Zhak Barro ka deklaruar gjithashtu se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqjen e vizave, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë "përparime domethënëse" në reformat për heqjen e vizave nga ana e Bashkimit Evropian nga janari i 2010-tës. Ndërsa për Kosovën ai ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë lloj dialogu.