E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha prezanton programin e qeverisë

Kryeministri Berisha ka prezantuar në seancën e sotme plenare programin e qeverisë në mandatin e dytë qeverisës. Kryeministri Berisha në seancën e sotme plenare pasi ka përshëndetur deputetët dhe i ka uruar suksese në ndërtimin e infrastrukturës legjislative theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishin provë vetëm për liderët por për lirinë e shqiptarëve dhe e demokracisë së Shqipërisë
"Dua të përulem me nderim të madh ndaj qytetarëve që votuan ndryshim dhe ata votuan për vazhdimin e ndryshimit të shqipërisë dhe për realizimin e ëndrrës së intgrimit në BE theksoi Berisha. Berisha gjithashtu shtoi se fton opozitën të zërë vende në parlament dhe se e garanton atë që do të ketë rol të rëndësishëm në reformën zgjedhore dhe në integrimin europian.
Zgjedhjet e 28 qeshorit janë historike sepse përcaktuan aleancën e integrimit mes PD-LSI- theksoi Berisha.
Berisha duke prezantuar programin qeverisës theksoi se objektivi më i madh i kësaj qeverie është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimi Europian. Ndërsa theksoi se në këto 4 vite do të bëhen reforma të mëdha institucionale dhe do bëhet respektimi i ndarjes së pushtetit dhe transparenca e vendimeve gjyqësore do të jetë prioritet për qeverinë. Gjithashtu Berisha theksoi se do të bëhet një shqyrtim tërësor të ligjeve të vendit për ti përshtatur sipas ligjeve europiane.
Ne ia dolëm të dyfishojmë buxhetin por do të vazhdojmë me zero tolerancë luftën kundër korrupsionit dhe objektivi kryesor do të jetë që Shqipëria të renditet drejt 20 vendeve të para me korrupsion më të ulët" theksoi Berisha. Kryeministri Berisha gjithashtu theksoi se kjo do të jetë një qeveri e vogël dhe se do të shkurtohen shpenzimet e saj me 25 për qind.
"Gjatë këtij mandati ne do të garantojmë marrjen e masave kundër varfërisë u shpreh Berisha duke shtuar se brenda vitit 2013-ës çdo shqiptar të ketë ndihmë ekonomike mbi 2 dollarë në ditë. Berisha shtoi se punësimi do të jetë përparësija e çdo përparësije duke shtuar se do të happen vende pune duke shtuar se do aplikohen stimuj për punëtorët duke shtuar se kështu do të rritet edhe ekonomia.
Reformat në shëndetësi do të jenë të parat që do të ndërmerren nga qeveria e re theksoi Berisha dukes shtuar se do të rritet me 60 për qind buxheti i shëndetësisë, do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, sigurimet do të shtrihen për të gjithë shqiptarët dhe se reforma në shëndetësi do të ndërmerren me seriorizitetin më të madh të qeverisë.
Unë i garantoj të gjithë shqiptarët që nuk kanë të paguajnë sigurimet shëndetësorë se qeveria do të paguajë për ta theksoi Kryeministri Berisha. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se do të bëhet heqja e imunitetit të ministrave në çdo rast që do të kërkohet nga institucionet dhe do të jetë një vendim i pandryshuar nga kjo maxhorancë.
Qeveria e integrimit europian do të ketë si prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe Shqipëria do të radhitet me vendet me kriminalitet më të ulët në vendet e rajonit" theksoi Berisha. Ai gjithashtu shtoi se prioritet i kësaj qeverie do të jetë shndërrimi i Shqipërisë në një superfuqi energjitike duke shtuar se do të ndërtohen kaskada siç është ajo e Devollit.
Ndërkohë kryeministri Berisha gjithashtu shtoi se do të ketë reforma të thella në arsim duke theksuar se mësimi dixhital do të jetë në të gjitha shkollat e vendit dhe se do të rriten rrogat e arsimtarëve.
Berisha theksoi gjithashtu se një ndër prioritetet e qeverisë është zgjidhja e çështjes së pronave dhe regjistrimi i tyre.
"Ne premtojmë rritjen e kompensimit financiar dhe fizik për ish-pronarët, si dhe kthimin në tokë për ato raste që është e mundshme", u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›