Dule: Humbëm shansin për zgjedhje me standarte

Kreu i PBDNJ-it Vangjel Dule dhe përfaqësuesi i vetëm i opozitës në sallën e Kuvendit është shprehur se vihet në këtë Kuvend pas shanseve të humbura për realizimin e zgjedhjeve me standarte në vend. Sipas tij të dy partitë më të mëdha politike duhet të kërkojnë ndjesë sepse nuk arritën të bëjnë një process zgjedhor të suksesshëm për shqiptarët.
Faji që nuk u arritën standartet nuk i rëndon një pale ose lideri sepse nuk arritëm të bënim një garë të ndershme të vendoseshim në kushte të barabarta kundrejt zgjedhësve u shpreh Dule duke theksuar se duhet të ngrihet një administratë për administrimin e procesit zgjedhor dhe të jetë jo partiake. Ndërkohë Dule theksoi se gjithashtu ka dështuar edhe garantimi për emigrantët të votojnë në vendet e punës duke theksuar se edhe në programin e qeverisë nuk shihet garantimi i të drejtës së votës së emigrantëve.
Gjithashtu Dule theksoi gjithashtu se janë larguar nga vendet e punës shumë pjesëtarë të PDNJ-it sepse nuk deshën të këmbenin bindjen e tyre politke me një vend pune në administratë.