E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deklaratat e Bild-Rehn, Bregu: Ftoj opozitën në Parlament

Qeveria shqiptare ka ftuar sërish opozitën të bëhet pjesë e parlamentit duke përdorur këtë herë deklaratën e Ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bild dhe komisionerit për zgjerimin Olli Rehn. Zëdhënësja e qeverisë njëherësh Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu duke përshëndetur deklaratën e shefit të diplomacisë suedeze ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare kanë shënuar progres dhe PS-ja duhet të heqë dorë nga bojkoti i zgjedhjeve
Një ditë më parë Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bild vend i cili ka presidencën e radhës së BE-së, deklaroi se Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve është në një pozitë më të mirë duke dhënë shpresë për një vlerësim pozitiv në tetor gjatë mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së kur do të shqyrtohet kërkesa për aplikimin për statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›