E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barton: Tifozet me duan te vdekur

Gjyqi i tejzgjatur dhe largimi nga fushat per shume muaj, duket se jane hedhur pas kraheve nga mesfushori qe tashme kerkon te rikthehet ne fushe.

Mesfushori i Newcastle, Joey Barton, i cili eshte bere i famshem per ceshtjen e dhunes fizike ndaj ish shokut te skuadres Dabo, eshte rrefyer gjate ne lidhje me kete ceshtje, duke saktesuar se eshte ne dijeni te urrejtjes qe ka krijuar tek njerezit.

Gjyqi i tejzgjatur dhe largimi nga fushat per shume muaj, duket se jane hedhur pas kraheve nga mesfushori qe tashme kerkon te rikthehet ne fushe. “E di qe do te jete i rendesishem rikthimi ne fushe pasi shume njerez nuk kane dashur te ma japin kete mundesi ndersa Newcastle ma dha. Shume tifoze duan te me shohin te vdekur”, shprehet Barton, i cili garanton se ka ndryshuar shume.

“Tani nuk ve me alkool ne goje qe prej 10 muajsh pasi shume probleme me kane ardhur pikerisht prej pijes. Kam bere shume gabime ne te shkuaren por i kam paguar te gjitha fajet”, shton lojtari anglez, i cili kaloi 6 muaj ne burg per shkak te episodit te shemtuar kur ai luante tek Manchester City.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›