Drogba rrezikon pezullim per gjestin virtual

Didier Drogba mund te ndeshkohet per dicka qe nuk e ka bere por thjesht e ka thene. Ne aubtobiografine e tij te publikuar ditet e fundit, lojtari afrikan ka permendur edhe nje detaj gjate finales se Moskes kunder Manchester United.
Ai shkruan se ne nje moment ka menduar te qelloje me grusht mbrojtesin kundershtar Nemeja Vidic. “Kam pare serish pamjet dhe mendoj se nxjerrja ime nga fusha ne minutat e fundit te finales ishte plotesisht e padrejte. Ndeshja ishte duke perfunduar por une nuk bera asnje gje te padrejte. Tani qe e mendoj them se duhej ta kasha goditur me grusht mbrojtesin Vidic”, nenvizon sulmuesi i Chelsea mes rreshtave te autobiografise.
Keto fjale nuk ka arritur t’i pertype Federata Angleze, e cila mund ta denoje lojtarin nga Bregu i Fildishte edhe pse ai nuk ka kryer asnje gjest te dhunshem.