E Diel, 1 Nëntor 2026

Baseni i Drinit, Mediu: Marrëveshje kufitare me Kosovën

TIRANE- Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu është takuar me një përfaqësi prej 32 pushtetarësh lokalë të ardhur nga Kosova.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të cështjeve të përbashkëta, si ujërat ndërkufitare, pyjet ndërkufitare, zonat e mbrojtura ndërkufitare, bashkëpunim që mund të jetë shembull edhe për rajonin.

Në këtë kontekst, ministri Mediu hodhi idenë e krijimit të një marrëveshje kufitare për menaxhimin e basenit të Drinit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›