Ish-zv.kryeministri Pangalos: Greqia ka para edhe për 6 javë
ATHINE - “Nëse Greqia nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët, atëherë paratë do të përfundonin në 6 javët e ardhshme dhe vendi do të hyjë nën një falimentim të egër dhe të pakontrollueshëm”, tha Pangalos për Sunday Telegraph.
Z. Pangalos argumentoi se votuesit shkuan në votime në konfuzion të plotë dhe për këtë arsye të dyja palët ekstreme, morrën përqindje të madhe. Sipas tij, grekët duan që vendi të mbetet në euro, por jo të zbatohen masat e kërkuara për këtë qëllim.
''Ka një mendim që thotë se gjermanët do të na mbajnë në euro, sepse ju duhemi'', dhe shtoi se “kjo nuk do të ndodhë që nga momenti që ne pushojmë reformat”.
''Unë jam i sigurt se Gjermania nuk e do Greqinë jashtë eurozonës. Ajo që unë nuk di, është se sa kohë do jenë ata të gatshëm të na paguajnë. Unë dyshoj nëse qytetarët gjermanë duan të paguajnë taksat e tyre për të shpëtuar Greqinë'' tha Pangalos.
Ai e krahasoi Aleksis Cipras Presidentin e Venezuelës Hugo Chavez dhe shtroi pyetjen: ''A do të paguanin gjermanët për dikë që imiton Chavez?'' duke shtuar se Chavez ka naftë dhe ushtri.