Media palestineze: Vrasja në Tiranë, u financua nga konkurrentët e Rizik
TIRANE - Ekzekutimi me eksploziv i zv.drejtorit të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë Anwar Rizik, duket se po merr jehonë dhe në mediat e huaja. Agjencia IMEMC (International Middle East Media Center) i ka kushtuar një shkrim të gjatë vrasjes së palestinezit në Shqipëri. Në shkrim, agjencia i është referuar dhe një njoftimi për shtyp të Partisë Popullore Palestineze ku thuhet se, inxhinieri Anwar Fuad Rizik nga Beit Jala, pranë Betlehemit, është vrarë të mërkurën nga një bombë që ishte vendosur në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Shqipëri.
Në raport thuhet me tej se, mediat shqiptare raportuan se sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit në kohën kur Anwar po largohej nga apartamenti, pranë Ambasadës Amerikane dhe sapo hapi derën eksplozivi shpërtheu duke i sjellë vdekjen. Policia shqiptare citohet të ketë thënë se atentatorët e kishin vëzhguar viktimën duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij të përditshme dhe më pas montuan eksplozivin.
Në shkrim citohet më tej se: Të premten ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dërgoi ngushëllimet e tij dhe të qeverisë shqiptare për familjen e Rizik dhe për presidentin palestinez, Mahmud Abaz. Nishani u angazhua se do të ndjekë hetimin nga afër duke shtuar se disa prej të dyshuarve janë shoqëruar. Ndërkaq, tha se një kompani private është pjesë e hetimit. Sipas ministrit të Brendshëm, sulmi nuk ka motive politike.
Në shkrimin e Agjencisë IMEMC thuhet se vrasja mund të jetë financuar nga konkurrentët. Anwar Rizik është djali i Fuad Rizik, ky i fundit ishte një nga themeluesit e Komunistëve Palestinezë dhe shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)