E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basescu: Njihni si komunitet arumunët

Presidenti i Rumanisë Traian Basescu dhe kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi në një konferencë për shtyp pas takimi kokë më kokë janë shprehur për forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve, në politikë e ekonomi. Presidenti Basescu deklaroi se Rumania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe heqjen e vizave.
Por çështja e Kosovës ndau dy presidentet. Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës. Presidenti Basescu deklaroi në fjalën e tij se Rumania nuk ka pozicion fleksibël për Kosovën dhe efekti "Kosovë" mund të jetë si efekti "Gjerogji". Ndërsa nga ana e tij, Presidenti Topi tha se njohjet e shtetit të Kosovës do shtohen dhe e ardhmja e saj integrimi në strukturat europiane."Sa i përket Kosovës pozicioni i Rumanisë nuk është fleksibël, dhe kjo nuk vjen nga mosrespekti pë kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare të njerëzve. Nëse do shihni efektin Kosovë, shihni efektin në Gjeorgji, këtë ne e kemi parashtruar si arsye për mosnjohje të Kosovës. Ne ndihmojmë Serbinë për hyrjen në BE", tha ai .
Ndërsa sipas Presidentit Topi Kosova ka ngritur një shtet demokratik multietnik dhe njohjet për të do shtohen.

Ndër të tjera, në fjalën e tij, President i Republikës Topi nënvizoi se në takimin me presidentin e Rumanisë u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, qoftë në rritjen e marrëdheniev politike, por edhe shtimin e marrëdhënive tregtare. "është e rëndësishme rritja e shkëmbimeve tregtare dhe rritja e investimeve, veçanërisht në energjitikë dhe mundësinë e turizmit reciprok", shtoi ai.
Topi tha se shpresonte që në vjeshtë të organizohej një takim i bizneseve të dy vendeve.
Kreu i shtetit shqiptar tha se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Nga ana e tij Presidenti i Rumanisë Traian u shpreh se Rumania është e vendosur të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Rumania, deklaroi Basescu, përkrah Shqipërinë në perspektivën e saj europiane. " Shpresojmë që deri në fund të vitit Shqipëria të bëjë hapa të konsiderueshme drejt integrimit që të marri kandidaturën. Sa i përket vizave, inkurajuam autoritet shqiptare që të infensifikojmë qartësimin e aspekteve teknike për marrjen e një përgjigje pozitivë në vjeshtën të këtij viti", tha ai.

Gjatë fjalës së tij, presidenti rumun ka kërkuar nga presidenti Topi, që Shqipëria të njoh si minoritet komunitetin arumun në vendin tonë.

"Kemi kërkuar dhënien e statusit të minoritetit të komunitetit arumun në Shqipëri. I kam shpjeguar z.Topi rëndësi dhënien e këtij statusi komunitetit rumun, në përputhje me Kushtetutën që Rumania ka ndaj minoritetit shqiptar. Rumania beson se ky komunitet është i lidhur me traditën e kombit shqiptar", tha Basesku gjatë konferencës për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›