E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Basha mos shqetësohet për trafikun e Tiranës, por të drogës

Deputeti i PS-së Eduard Shalsi ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha i cili ka thënë se trafiku në Tiranë është në kaos. Shalsi tha se "ministri Basha duhet të shqetësohet
për trafikun e drogës që lulëzon në hundën e tij. Sa për trafikun e Tiranës i themi ministrit të Brendshëm që të lërë profesionistët e fushës që të bëjnë punë e tyre", tha ai.
Sipas Shalsit, në bashkinë e Tiranës, Basha ka një faturë pa paguar, atë të Zogut tëZi për të cilën sipas gjykatës është shpallur fajtor .
Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha kërkoi sot nga Bashkia e Tiranës që të merren masa për lehtësimin e trafikut në Tiranë.
"Policia mbetet e angazhuar të bashkëpunojë në interes të qytetarëve të Tiranës, duke respektuar të gjitha kompetencat e Bashkisë", tha Basha, i cili ka shtuar se "nëse Bashkia nuk do të marrë përgjegjësitë, atëherë policia do të veprojë për të zhbllokuar situatën".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›