E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet terroriste, 125 te vdekur ne Mumbai

Eshte renduar bilanci i viktimave te sulmeve terroriste ne qytetin e Mumbait. Sipas CNN, qe iu referohet burimeve policore, te vdekurit jane 125 ndersa te plagosurit 327.

Autoritetet indiane bejne te ditur se situata ne hotelin luksoz “Taj Mahal” eshte zgjidhur pothuajse plotesisht, nderkohe qe ne hotelin tjeter “Oberoi” jane regjistruar shkembime zjarri mes ushtrise dhe terroristeve.

Mund te behet fjale per operacionin final per lirimin e pengjeve dhe deri tani kane dale jashte 70 prej tyre. Autoritetet lokale deklarojne gjithashtu se terroristet kane ardhur nga Pakistani, por Islamabadi e ka mohuar nje gje te tille.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›