Basesku: As e kemi njohur e as do ta njohim Kosovën
Pas deklaratës së shefit të diplomacisë ruse për mosnjohjen e Kosovës, të njëjtim qëndrim ka mbajtur edhe presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku.
Duke folur në një takim të zhvilluar në Beograd, Basesku është shprehur se Rumania nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duke folur për çështjen e integrimit europian, Presidenti rumun e ka cilësuar Serbinë si një çelës i paqes në Ballkan.
Një ditë më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u shpreh se Rusia nuk e njeh Kosovën dhe nuk do ta njohë as në të ardhmen.