Berisha-Fox Shqiperia vend me mundesi te pafundme investimi
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin Kanadez për Shqipërinë, rezident në Romë, James Fox, i cili kryesonte një grup përfaqësuesish të bizneseve kanadeze.
Ambasadori Fox i përcolli Kryeministrit urimet e qeverisë së tij për zhvillimet aktuale të Shqipërisë, duke vënë theksin në zhvillimet ekonomike.
Ai u shpreh se Shqipëria, siç duket edhe nga Forumi Shqiptaro - Kanadez i Biznesit që po zhvillohet sot në Tiranë, është bërë një mikpritëse e biznesit kanadez. Prania e sipërmarrësve të projekteve në zbatim dhe e atyre që kanë shprehur interes për të zhvilluar projekte në Shqipëri është një tregues i kësaj.
Ambasadori Fox prezantoi përfaqësuesit e disa prej bizneseve kanadeze në vendin tonë në fushën e naftës, gazit dhe mineraleve, si dhe përfaqësues të bizneseve që kanë në mend të investojnë në Shqipëri.
Një nga këta biznese është edhe kompania “Triple Five Ëorlëide” një biznes ndërkombëtar shumë i madh kanadez, i përfaqësuar nga z. Nader Ghermezian.
Ky i fundit i shprehu Kryeministrit Berisha interesin shumë të madh të kompanisë së tij për të hyrë me një portofol investimesh në Shqipëri në fushën e naftës, gazit të lëngët, impiante industriale si ato prodhimi i disa pjesëve të këmbimit të makinave, zhvillim turistik dhe fushën e energjisë në hidrocentrale.
Ai tha se është vizita e tij e parë në Shqipëri, se i ka bërë shumë përshtypje mikpritja shqiptare dhe mbështetja që qeveria i jep sektorit të biznesit.
Kryeministri Berisha falënderoi ambasadorin zotin James Fox dhe grupin e biznesmenëve për organizimin e Forumit të Biznesit Shqiptaro - Kanadez, iniciativë e tyre, si dhe për optimizmin për të vazhduar investimet e biznesit në sektorët strategjikë, ku ata tashmë operojnë, dhe në fusha të tjera energjetika, turizmi, etj.
Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është vërtetë një vend i vogël, por me mundësi të pafundme investimi.
Synimi i qeverisë shqiptare për tu bërë një nyje e rëndësishme energjetike në rajon dhe në Evropë, si dhe tërheqja e investimeve të huaja, - u shpreh Kryeministri, - kanë bërë që qeveria të ndërmarrë një seri reformash të cilat kanë lehtësuar të bërit biznes në Shqipëri në të gjitha fushat dhe e kanë vënë Shqipërinë, tashmë, në krye të listave të investitorëve të huaj. Kryeministri u shpreh se kjo është një arritje e madhe për të cilën qeveria ka bërë dhe do të bëjë kujdes ta çojë më tutje, duke mbajtur një ekonomi shqiptare të shëndetshme dhe me rritje ekonomike, edhe pse në kohë krize globale.
Gjithashtu, Kryeministri i garantoi ata se qeveria e tij do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm biznesin dhe investimet në Shqipëri, si dhe do të vazhdojë të thellojë reformat që lehtësojnë punën e tij.