PD: Rama shkatërroi Tiranën, pengon integrimin

Sipas demokratëve, teksa Rama premtoi mjedis të pastër, ai ishte kryebashkiaku që shkatërroi Tiranën.
“Ai foli për dhënien fund të monopoleve, por mandati i tij i dështuar si Kryebashkiak i Tiranës çoi në krijimin e kartelit të lejeve të ndërtimit. Ai foli për rritjen ekonomike, por si Kryebashkiak ai nuk bëri asgjë për rritjen ekonomike, por rriti taksat në nivel rekord. Ai foli për progres, por si lider i opozitës ai ka bërë ç’ka mundur për të bllokuar progresin e Shqipërisë”, tha zëdhënësja Albana Mustafaraj. Ajo shtoi se Rama nuk u shpjegoi qytetarëve se pse bllokon integrimin e vendit, duke mos dhënë votën e deputetëve në Parlament.
“Edi Rama, me ndërgjegje të plotë iu shmang një gjëje. Nuk foli vetëm për atë ç’ka mund të bëjë aktualisht opozita për të ndihmuar rritjen ekonomike - të zhbllokojnë parlamentin dhe t'i japin investitorëve më shumë besim. Ai nuk e përmendi as për një herë të vetme arsyen apo bazë, se pse e kundërshton votimin e 16 ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament”, shton zëdhënësja. /Start/
2011-11-02 07:27