E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basesku: Nuk e njohim Kosovën

Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, deklaroi në Shkup se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj statusit të Kosovës.

“Pozicioni ynë ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar. Nuk do ta njohim Kosovën”, deklaroi Basescu, transmeton Evropa e Lirë.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë, Gorge Ivanov tha se “Kosova është realitet të cilin e njohëm dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike".

"Ne përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira si me të gjithë fqinjët e tjerë”, deklaroi Ivanov.

Duke folur për konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, presidenti rumun tha se Bukureshti nuk mbështet, as Shkupin e as Athinën, por mbështet arritjen e një kompromisi të arsyeshëm.

“Historia të mos pengojë procesin e integrimit.Vetëm Evropa e bashkuar mund të garantojë Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka deklaruar Basescu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›