Basesku:Rumania mbështet hapat e Shqipërisë drejt BE-së

Në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ka shprehur mbështetjen e plotë të Rumanisë për të gjitha hapat e mëtejshme të integrimit të Shqipërisë në BE dhe proceset re tjera të lidhura me të, siç është heqja e vizave për shqiptarët, brenda këtij viti. Ai tha se Rumania ka një interes të madh që Shqipëria dhe vendet e tjera aspiruese të Ballkanit Perëndimor të bëhen sa më shpejt anëtare të familjes evropiane.
Në takim, u vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe miqësia tradicionale mes të dy popujve e shprehur edhe me mbështetjen që populli rumun i dha komunitetit të shqiptarëve të Bukureshtit, të cilët dhanë një kontribut të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar në fillimet e shekullit të kaluar.
Kryeministri Berisha e njohu Basescun me reformat politike ekonomike dhe institucionale dhe arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare në të gjitha fushat, duke u ndalur në veçanti në potencialet e jashtëzakonshme që vendi ofron për investitorët rumunë në sektorë, si energji e rinovueshme, turizëm, industri minerare. Ndër të tjera, në takim u vlerësua fakti që, në sajë të këtyre reformave, ekonomia shqiptare i rezistoi me sukses krizës globale dhe Shqipëria nuk përjetoi recensionin si vendet e tjera të Evropës dhe më gjerë, por ekonomia shqiptare vijoi të rritet edhe në vitin 2009 me rreth 4 %.
Takimi përfundoi me rikonfirmimin e vullnetit të të dy vendeve për vijimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe për mbështetjen e Rumanisë në hapat e mëtejshëm të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së