Sarandë, makina përplas për vdekje kalimtarin
Një 78-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur sipasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Kanali i çukës.
Aksidenti u shënua pasditen e së dielës, kur një automjet me targa SR 18 22 B doli nga rruga dhe përfundoi rreth 30 metra në greminë.
Në momentin e daljes nga rruga mjeti i drejtuar Zenun Mero, 60 vjeç banor i Ksamilit ka marrë përpara dhe një kalimtar. Viktima ishte 78-vjeçari Koço Nika lindur në Bodrishtë dhe banor i Sarandës.
78-vjeçari mori plagë të rënda në kokë dhe për pasojë ka ndërrruar jetë në spitalin e Sarandës. Ndërkaq, për pasojë të aksidentit drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer që udhëtonte bashkë me të kanë mbetur të plagosur.
Zenun Mero ka marrë plagë të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën. Ndrësa pasagjeri që udhëtonte në mjet ka marrë plagë më të lehta.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia e Sarandës ka ndaluar drejtuesin e mjetit duke e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.