Basha: Akuzat ndaj meje tërësisht politike

Ministri i Jashtëm Lulzim Basha në një konferencë për shtyp foli rreth akuzave që i janë bërë atij nga opozita si edhe rreth kërkesë së kësaj të fundit për dorëheqje të tij. Sipas Bashës opozita dhe mercenarët e saj janë angazhuar në një sulm të egër, të paprecedentë, në një sulm të pastër politik. "Tre vjet më parë qeveria shqiptare premtori rrugën Durrës- Kukës dhe vullnei politik miori fomë me rrugën Rrëshen -Kalimash më të gjatin dhe më të vështirin që gjatë socialistëve nuk pati vullnet për ta bërë", tha Basha. Ai theksoi se mungesa e projektit teknik Rrëshen- Kalimash është forma më e pastër, shembulli më kompromentues se qarqet e opozitës sabotuan me vetëdije projektin. Rruga nuk duhej të ndërtohej se portet tona nuk duhet të bëheshin më të rëndësishme, sepse rruga e Kosovës duhej kalonte në serbi. Ndaj rruga u kthye në një legjendë urbane. Sipas Ministrit të Jashtëm për të mnashtruar shqiptarët u vendos një taksë me fitime të mëdha, por që nuk dihet se ku përfunduan." Duke parë arritjen e kësaj rruge kaq të rëndësishme për shqipatërt, opozita nuk mund të mos reagonte", theksoi Basha. "ndaj Edi Rama i ndërgjegjshëm se përfundimi I rrugës Durrës- Kukës rëndon të ardhmen e tij politike mori stafetën dhe mobilizoi mercenarët për të përbaltur këtë projekt. Mercenarët morën akuzat e fabrikuara në zyrën e Edi Ramës dhe i shitën si një dalje e Prokurorisë. Sa I përket mosparaqitjes së tij në Prokurori Lulzim Basha nënvizoi se ishte nëj veprim kundër ligjor. "Për çdo veprim të Prokurorisë ne do të njekim anën ligjore. Vetë Prokurorja ka deklaruar që do ti bindet vendimi të gjykatës. Pas orë pas kësaj deklarate vjen një urdhër që shkel ligjin. Por unë jam i vendosur ti bindem ligjeve ndaj të gjithë aktorëve ti binden ligjit. Së fundi Liulzim Basha foli edhe për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij " Është herë e nëntë që opozita kërkon dorëheqjen time. Ky është akt I motivuar nga lufta e egër për rrugën Durrës -Kukës çdo veprim tjetër imi si shërbimi nga Shqipërisë e Kosovës janë përgjigja ime e vetme ndaj këtyre kërkesave.