E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Çlirimit, PS e LSI të ndara për homazhe

Edhe në ditën e çlirimit opozita shqiptare vendos që të bëjë e ndarë homazhet për Ditën e Çlirimit. Veç dy partive të mëdha të opozitës, PS e LSI edhe partitë e voga kanë festuar duke ndjekur partinë e madhe që mbështesin. Edi Rama në homazhin në Varrezat e Dëshmorëve ka bërë thirrje për bashkim në këtë ditë të shënuar. Nga ana tjetër, në të njëjtin vend por në orë të ndryshme tek varrezat e Dëshmorëve ka bërë homazhe edhe Ilir Meta. Në fjalën e tij kreu i LSI-së është shprehur ""Me vjen keq qe nuk ka nje protokoll te unifikuar per keto festa. Ne sot nderojme ata qe rane ne lufte per lirine e vendit, si dhe veteranet e luftes Çlirimtare Anti-Fashiste", u shpreh Meta. Sipas tij, beteja per clirimin e Shqiperise vazhdon, pasi sot lufta per voten ka me shume kuptim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›