E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha, KQZ-së: Të numërohet vota e çdo qytetari

TIRANE- Kandidati i Aleancës për qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha i kërkoi sot Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të lexojë çdo votë e cila, sipas tij, është hedhur aksidentalisht në kutinë e gabuar. Sipas Bashës, nëse kjo nuk ndodh ateherë nuk është lexuar çdo votë e qytetarit.

Sot i kam kërkuar KQZ-së që të numërojë votat që janë hedhur aksidentalisht në kutitë e tjera, janë të vlefshme dhe askush nuk e mohon ketë votë, duke shtuar, se këtë proces disa bashkëpunëtorë të Ramës po përpiqen ta bllokojnë.

Basha përsëriti edhe njëherë se është duke  pritur  i qetë certifikimin e zgjedhjeve dhe rezultatin nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

I kërkoj KQZ-së të numërojë çdo votë që aktualisht nuk është numëruar, dhe ta bëjë këtë në mënyrë të ndershme, tranparente dhe apolike. Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që ky proces të jetë i ndershëm, i lirë dhe i saktë- përfundoi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›