E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toçi: Ristani nuk është arbitër, por administrator i popullit

Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Toçi, bën thirrjen e radhës drejtuar të gjithë anëtarëve të KQZ-së, sikundër dhe kryetarit të saj Arben Ristani, për të shpallur sa më parë rezultatin përfundimtar, për marrjen e mandatit për kryetarë Bashkie.
 

Me nota ironie, Toçi e cilësoi këtë mbledhje si një vendosmëri dhe se Ristani nuk është një "arbitër", por një "administrator i popullit".
 

Në bazë të kodit zgjedhor, duke parashtruar të gjitha votat e drejta dhe të kontestueshme, deputeti opozitar kërkoi që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të certifikohet sa më shpejtë rezultati.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›