Escobar sot në Tiranë, takime me Ramën, Xhaçkën dhe Bashën

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane Gabriel Eskobar fillon pas rreth 1 ore e gjysëm vizitën e tij në Tiranë.
Zyrtari i lartë do ta nisë axhendën e tij në selinë e Partisë Demokratike, ku do të takojë kryetarin Lulzim Basha.
Më pas diplomati amerikan do të zhvillojë takime me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, e pasdite rreth orës 17, me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Eskobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor. Takimi me kryedemokratin Basha, vjen si dëshmi kuptimplotë e qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, pas shpalljes non grata ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dy ditë më parë, ambasada amerikane, pasi njoftoi vizitën e zotit Eskobar, evidentoi se Escobar do të diskutojë mbi vendosmërinë e qeverisë që përfaqëson, për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.