E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha Xhamia e madhe drejtesia po vihet ne vend te shprehin pendese ata qe vonuan ndertimin

Për të tretin vit radhazi kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha shtroi iftar me rastin e muajit të raamazanit. Teksa uroi besmitarët muslimanë për më shumë paqe e dashuri Basha tha se ky vit e gjen Tiranën më afër bërjes realitet të projektit për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, falë një procesi transparent e gjithëpërfshirës.

“Vendimmarrja për ndërtimin e Xhamisë se Madhe të Tiranës kaloi nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, u dëgjuan jo vetëm zëri i komunitetit mysliman, ndër më kryesoret në këtë vendimmarrje, por edhe zëra të tjera të qytetit dhe të shoqërisë”.

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe sipas kryebashkiakut Basha plotëson mozaikun e tempujve të adhurimit të Zotit në kryeqytetin shqiptar, duke kërkuar reflektimin e të gjithë atyre që ishin përgjegjës për mungesën e saj në këto vite.
“Uroj që edhe ata që deri dje ishin përgjegjës për mungesën e xhamisë për shumë vite dhe që sot lëshojnë gjithfarë akuzash të reflektojnë dhe të gjejnë kurajon dhe pendesën për të kërkuar ndjesë ose të paktën të lënë komunitetin mysliman dhe mbarë besimtarët e kryeqytetit t’i gëzohen punës, të fryteve të kësaj pune, xhamisë së re, e cila pas 23 vitesh liri po fillon të jetë një realitet i prekshëm për ta”.

Të ftuar të kryebashkiakut ne kete darke iftari ishin përfaqësues të komuniteteve fetare në vendin tonë, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik e personalitete nga fusha të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›