E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi bën mrekullinë në Qemal Stafa, mposht 2-0 Metalurg Donetsk

kukesi-ss

Kukësi duket se është pranë ëndrrës për të prekur historinë, pasi ka fituar 2-0 ndeshjen e sotme përballë ukrainasve të Metalurg Donetsk, e vlefshme për kualifikeueset e Europa League.

Goli erdhi shumë shpejt për vendasit, pasi Malakarn shënon që në minutën e 6-të të takimit. Kjo bëri që kuksianët të ishin më të qetë dhe arritën tu bënin ballë sulmeve të miqve, ndërsa pati një performacë të shkëlqyer nga portieri Halili, por edhe mbrojtja.

Pjesa e parë u mbyll me  këtë rezultat, ndërsa në të dytën pritej një lojë sulmuesve e ukrainasve dhe kështu ndodhi pasi trjaneri hodhi në fushë tre sulmues duke bërë që mbrojtja të ishte më e dobët. Kjo solli dhe golin e dytë për kuksianët, në minutën ne 84-rt.

Tani me shumë interes pritet ndeshja e kthimit që luhet javës tjetër në Ukrainë, ku kuksianët do përpiqen të mbrojnë rezultatin ose të shënojnë së paku një gol duke vulosur kualifikimin për në fazën tjetër.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›